← Udhëzues

Fjalorth i fiskalizimit

Fjalët që i sheh te ATK, në kuponin fiskal dhe në FiskPro, të shpjeguara shkurt. Për temat më të gjera ka udhëzues të veçantë, të lidhur në fund të çdo pjese.

Ekipi i FiskPro · Përditësuar më 24.10.2026

Institucionet dhe sistemet

ATK
Administrata Tatimore e Kosovës.
ARBK
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, ku regjistrohet biznesi.
EDI
Sistemi elektronik i ATK-së për deklarime dhe kërkesa. Aty kërkohet Kodi Unik për Fiskalizim.
SIATK
Sistemi Informativ i ATK-së, ku arrijnë kuponët fiskalë.

Arka dhe softueri

Arkë fiskale (PEF)
Pajisja elektronike fiskale: aparati që e lëshon kuponin dhe e dërgon te ATK.
SEF
Softuer Elektronik Fiskal: programi i certifikuar nga ATK që e lëshon, e nënshkruan dhe e dërgon kuponin, në vend të arkës fiskale. FiskPro është SEF (Nr. i SEF 727172570835).
Nr. i SEF
Numri me të cilin një SEF i certifikuar shfaqet në regjistrin publik të ATK-së.
Kodi Unik për Fiskalizim
Kodi nga EDI (Fiskalizimi, Kërkesë për Fiskalizim) me të cilin regjistrohet arka te ATK.
ID e arkës
Numri i arkës, p.sh. 1. Çdo arkë ka të vetin.
Numri i njësisë
Numri që ARBK ia jep njësisë së biznesit ku lëshohet kuponi, te seksioni “Njësitë” i biznesit në ARBK. Shtypet në kupon. Biznesi pa njësi shkruan NUI-n.
Certifikata digjitale
Dëshmia që ATK ia lëshon arkës, me të cilën njihet nënshkrimi i çdo kuponi. Në FiskPro arka e merr vetë kur regjistrohet.

Më shumë: Si merret Kodi Unik për Fiskalizim në EDI, A më duhet arkë fiskale?

Kuponi

NUI
Numri Unik Identifikues i biznesit, 9 shifra.
Kupon fiskal
Dokumenti që klienti merr për shitjen, i regjistruar te ATK.
Faturë
Dokumenti i shitjes për një biznes tjetër, me emrin, adresën dhe NUI-në e blerësit.
NUIKF
Kodi unik i kuponit fiskal, deri në 16 shenja, që shtypet në çdo kupon.
Kodi QR
Kodi në kupon që klienti e skanon me aplikacionin qytetar të ATK-së për ta verifikuar.
OFFLINE
Shënimi në kuponin e lëshuar pa lidhje me ATK. Dërgohet vetë kur kthehet interneti.
KOPJE
Kopja e një kuponi të printuar më parë. Nuk është kupon i ri.
Kthim, anulim
Kuponët që e korrigjojnë një shitje, me referencë te kuponi origjinal.
E-kupon
Kuponi fiskal i dërguar elektronikisht, p.sh. me email.

Më shumë: Si verifikohet kuponi fiskal me kodin QR, A duhet kuponi fiskal në letër?

TVSH-ja

TVSH
Tatimi mbi vlerën e shtuar.
Norma E
18%.
Norma D
8%.
Norma A
E përjashtuar nga TVSH-ja (0%).
Norma C
0%. Bizneset pa TVSH shesin çdo gjë me normën C.

Më shumë: Biznes pa TVSH: si duket kuponi fiskal

Librat

Libri i shitjes
Lista e shitjeve, me TVSH-në sipas normave.
Libri i blerjes
Lista e faturave të blerjes nga furnitorët.
Ditari i arkës
Paratë e gatshme që hyjnë dhe dalin, ditë për ditë.
Libri me zero
Libri që deklarohet për një muaj pa transaksione, me një rresht me zero.
Proformë
Oferta me çmime para faturës. Nuk hyn në libra; kur klienti pranon, bëhet faturë.
Notë kreditore
Dokumenti që korrigjon një faturë të lëshuar, me arsyen dhe numrin e faturës.
[WM]
Deklarata mujore në EDI për tatimin në paga dhe kontributet pensionale.
Fletëpagesë
Dokumenti i punëtorit për pagën e muajit: bruto, kontributet, tatimi dhe neto.
QS / IS
Deklaratat tremujore të tatimit për bizneset e vogla: QS për SH.P.K.-në, IS për biznesin individual.

Pyetje?

Na shkruaj në WhatsApp +383 48 600 332 ose te support@fiskpro.com.

Shiko çmimet
Na shkruaj