Gjithçka për të drejtuar dyqanin dhe për të shitur ligjërisht.
Arka, fiskalizimi dhe librat me një llogari, me një pagesë në vit. Te librat hyjnë edhe faturat për biznese, pagat dhe borxhet. Ja çfarë përfshin secila.
Arka (POS)
Softuer i plotë arke, jo shtojcë.
Menyja jote, si të duashKategori, çmime, norma TVSH-je. Arkëto me një prekje.
Tavolinat dhe llogaritë e hapura (FiskPro Cafe)Harta e lokalit, bashko tavolina, ndaje llogarinë.
Porositë, drejt në kuzhinë (FiskPro Cafe)Një prekje te Dërgo, printohet vetëm shtesa e re.
Stoku, marzha dhe skaner barkodiZbritet vetë, sinjal kur mbaron. Shit me bip nga skaneri USB.
Ekipi yt, me roleArkëtarë e menaxherë pa limit, çdo veprim te operatori.
Ndërrimet dhe arka e paraveSirtari hapet vetë në pagesë me para. Hap ndërrimin, regjistro hyrje-daljet, mbyll me numërim.
Zbritje, kombo dhe oferta me orarPër artikull a kupon, happy hour që ndizet vetë.
Fiskalizimi
Pa arkë fiskale, dhe punon edhe offline.
Raportim në çastÇdo kupon shkon te ATK kur lëshohet. Pa mbyllje ditore.
Punon pa internetShet normalisht, kuponët dërgohen vetë kur kthehet lidhja.
E-kuponi me QRKlienti skanon dhe konfirmon te regjistri zyrtar.
Raporti ditor, kur të duashRaporti Z printohet kurdo si dokument lokal.
Multi-POS dhe multi-degëDisa arka nga një llogari, pa blerë arkë fiskale për çdo pikë.
Gati në minuta, vetëShkarko, regjistro me ATK, shit po atë ditë.
Librat
Librat, faturat, pagat dhe borxhet, në panelin online. Kontabilisti yt i merr vetë.
Faturat për bizneseProformë, faturë dhe notë kreditore, PDF me logon tënde, me email. Paguhen me bankë.
Kush më ka borxhPagesat në çdo faturë, vonesa sipas ditëve dhe kujtesë me email te klienti.
Borxhet ndaj furnitorëveAfati i çdo fature blerjeje, pagesat dhe kartela e çdo furnitori.
PagatPensioni, tatimi dhe paga neto sipas rregullave të ATK-së, fletëpagesat dhe lista për EDI.
Libri i shitjes dhe i blerjes, gati për EDIÇdo muaj; muaji pa lëvizje del si libër me zero. Blerjet i shënon ti, ose kontabilisti yt.
Notat kreditore dhe dokumentet e TVSH-sëNotat kreditore e debitore, borxhi i keq dhe ngarkesa e kundërt hyjnë në librin e duhur.
TVSH-ja dhe tatimi tremujorKontabilisti yt merr përmbledhjen e TVSH-së për deklaratën dhe shifrën e tatimit tremujor (QS / IS) për bizneset pa TVSH.
Ditari i arkësPazari ditor me para dhe blerjet me kesh, gati për kontabilistin.
Kontabilisti i merr vetëKontabilisti yt i merr librat automatikisht. S'ke çka t'i dërgosh.
Shitjet e tua, drejtpërdrejtQarkullimi i sotëm, sipas orës, produktit dhe operatorit.
Të dhënat, të mbrojturaTë enkriptuara në pajisjen tënde, kopje rezervë vetë.
Librat, hap pas hapi
Muaji yt, nga fatura te librat.
Në panelin online në fiskpro.com, me të njëjtën llogari si arka. Çdo gjë hyn vetë në libra.
Kur i shet një biznesi
Faturat për biznese
Proforma bëhet faturë me një klik; nota kreditore korrigjon një faturë të lëshuar.
PDF me logon, vulën dhe nënshkrimin tënd, dërguar me email te klienti.
Seria e vet e numrave (2026-0001), veç kuponëve të arkës.
Çdo faturë hyn vetë në librin e shitjes (dhe në TVSH, kur je në TVSH).
Fatura në web paguhet me transfer bankar dhe nuk është kupon fiskal. Kur klienti paguan me para në dorë ose me kartë, pagesa kalon nga arka, me kupon fiskal.
Kur pret pagesën
Kush më ka borxh, dhe kujt i kam borxh
Pagesat në çdo faturë, edhe pjesërisht; statusi del vetë: paguar, pjesërisht, me vonesë.
Borxhi i çdo klienti sipas ditëve të vonesës, dhe kartela e klientit.
Kujtesë me email te klienti, me faturat e hapura dhe IBAN-in tënd.
Te furnitorët: afati i çdo fature blerjeje, pagesat dhe kujt i ke borxh.
Në fund të muajit
Pagat
Nga paga bruto, FiskPro llogarit pensionin, tatimin dhe pagën neto sipas rregullave të ATK-së.
Lista e punëtorëve për deklaratën [WM], në shabllonin e ATK-së.
Fletëpagesa për çdo punëtor në PDF, edhe me zbritjet e tjera si paradhëniet.
Paneli të kujton muajin që ende s'është finalizuar.
Pagat i mban ti, ose kontabilisti yt kur e ke. Deklaratën në EDI e dorëzon ti ose kontabilisti.
Për deklaratat
Librat gati për EDI
Libri i shitjes plotësohet vetë nga kuponët dhe faturat; libri i blerjes nga faturat që shënon ti ose kontabilisti.
Notat kreditore e debitore dhe dokumentet e tjera të TVSH-së hyjnë në librin e duhur.
Muaji pa shitje a pa blerje del si libër me zero.
Kontabilisti yt merr edhe përmbledhjen e TVSH-së dhe shifrën e tatimit tremujor (QS / IS).
Kontabilisti yt i merr librat automatikisht. S'ke çka t'i dërgosh.
Pse jo arka fiskale?
Ligji po shkon drejt softuerit fiskal; kutitë ekzistuese punojnë deri në periudhën kalimtare që cakton Ministria e Financave. Deri atëherë, kutia të mban peng të operatorit të saj: vetëm tekniku i tij mund ta instalojë e ta riparojë, dhe modeli duhet ri-certifikuar çdo 4 vjet, ndryshe del jashtë përdorimit. FiskPro është softuer fiskal: pa kuti, pa teknik, në kompjuterin që ke.
Moslëshimi i kuponit gjobitet me €150–2.000; mungesa e sistemit fiskal, me €250–3.000 (Ligji 08/L-257, nenet 101 dhe 106).
Arkë fiskale
FiskPro
Kosto fillestare
€400–800 për arkë (kutia + instalimi)
Kompjuteri që ke + printer termik ~€30–80
Arka e dytë
Edhe një kuti + instalim: €400–800
+€90 në vit (FiskPro Cafe €120)
Mirëmbajtja në vit
€100 për arkë
€0 (e përfshirë)
Çfarë merr
Vetëm kuponin fiskal. Softueri i arkës (POS) paguhet veç.
Arkë e plotë e përfshirë: menyja, stoku, ekipi, plus tavolinat e kuzhina me FiskPro Cafe
Raportet
Shirit letre te kutia
Live në telefon, kudo që je
Vendosja
Vetëm tekniku i operatorit, deri 15 ditë
Vetë · në minuta
Pyetje të shpeshta
Të dhënat dhe kontrolli i ATK-së.
Të dhënat fiskale ruhen në pajisjen tënde dhe raportohen te ATK. Historiku dhe raportet janë gjithmonë të lexueshme dhe të eksportueshme, edhe nëse ndalon pajtimin.
Gati për të lënë kutinë?
Regjistrohu, aktivizohu me transfer bankar dhe fillo të shesësh ligjërisht. Me garanci kthimi brenda 14 ditësh.